Ballkani debutoi mbrëmë në garat evropiane, për herë të parë në histori të klubit.
Kampioni suharekas luajti në rrethin kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit lituanez, Zalgiris.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, pavarësisht se ‘portokallinjtë’ shënuan të parët dhe dominuan terësisht ndeshjen.
Sipas statistikave nga ‘Flashscore’, Ballkani e ‘stërdominoi’ skuadrën lituaneze, dhe ishte tejet e pafat që nuk nxori fitore, transmeton Sinjali Sport.
Ballkani kishte dominimin ndaj Zalgirisit, duke pasur përqindjen me 56%, karshi 44% të skuadrës kundërshtare.
Përveç kësaj, statistika që e tregon qartë dominimin e Ballkanit, është se klubi suharekas kishte plot 15 goditje në total në drejtim të kundërshtarin, kurse Zalgiris kishin vetëm 4 të tilla.
Nga 15 goditjet e Ballkanit, vetëm pesë megjithatë ishin në drejtim të kuadratit, dhe e cila vetëm një u konkretizua në gol, teksa nga 4 goditjet e Zalgirisit, vetëm një ishte në kornizë të portës, nga ajo e cila edhe u shënua goli.
Ballkani do ta luajë ndeshjen kthyese në Lituani më 12 korrik, nga ora 18:00.