image Zbulohen sot shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

Kosovë

28 Nëntori/ Zbulohen sot shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit

news image

Nën përkudesjen e Presidentit, Hashim Thaçi, sot në Drenas do të bëhet zbulimi i shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Zbulimi i shtatoreve bëhet për nder të festave të Nëntorit dhe zhvillohet në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, duke filluar nga ora 12:00.

Po ashtu, për nder të festës së 28 Nëntorit dhe zbulimit të shtatoreve, po sot në Drenas do të mbahet seancë e përbashkët solemne e Komunës së Drenasit dhe Skenderajt./ Gazeta Sinjali/