Katër plantacione të mbjellura me bimë narkotike, janë zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia. Plantacionet ndodhen në afërsi të kurifit Kosovë-Shqipëri, përkatësisht afër Kosohares, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se policia akoma nuk ka arritur t’i identifikojë personat të cilët dyshohet se janë të përfshirë në mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike, por dyshohet se këta persona mund të jenë nga Shqipëria.
Mësohet se vendi ku ndodhen këto plantacione është një terren mjaftë i vështirë, gjë që përjashton mundësinë që kultivuesit të jenë nga Kosova.
Për këtë rast pritet të raportojnë edhe mediat e tjera nga vendi i ngjarjes.
Pas pak detaje të reja nga ky rast…