image Zbulohen emrat, ish-dhëndri vret babë e bir në Lezhë

Shqipëri

Zbulohen emrat, ish-dhëndri vret babë e bir në Lezhë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grykë të Zezë të Lezhës.

Burime për Abc bëjnë me dije se ish dhëndri Besnik Pjetri, ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Perjakun  bashkë me djalin Gent Perjaku.

Burimet konfirmojnë se dy viktimat sapo ishin kthyer nga Italia ditën e sotme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin, si dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

/GazetaSinjali/