Më 5 dhjetor do të fillojë spektakli i “Big Brother Vip Kosova”.
E teksa interesi është i madh për banorët që do të bëhen pjesë e lojës, vetë faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë disa ndihma për publikun, duke zbuluar detaje nga konkurrentët, natyrisht pa zbuluar emrat e tyre.
Por duket se kur mungojnë edhe pak ditë nga nisja e spektaklit, “Panorama Plus” ka zbuluar tashmë disa prej banorëve që do të garojnë për çmimin e madh.
Një nga emrat surprizë që do shkojë nga Tirana për këtë format është Vivien Thano.
Ndoshta jo shumë prej jush e mbani mend vajzën simpatike me kaçurrela që u bë pjesë e formatit “Love Story” dy vite më parë.
Pas kësaj pjesëmarrje, ajo nuk u shfaq më në publik, por në rrjetet sociale vijoi të kishte një audiencë të lartë. Ndërkohë ajo bëhet pjesë e “Big Brother Vip Kosova” si një vajzë beqare dhe pse jo veç çmimit të madh në shtëpinë e famshme të kërkojë përsëri dashurinë.
Një tjetër emër është edhe Bekim Latifi, i njohur me emrin e artit MC Beka.
Reperi Getinjo është një tjetër personazh që mbrëmjen e së hënës do t’i bashkohet lojës. Vetë reperi reagoi në lidhje me lajmin duke ironizuar mediat. Domethënë “Telegrafi” e di dhe unë nuk e di,”-shkruan reperi në Instastory.
Ndërkaq edhe aktorja Shota Baraliu i ka thënë “Po” ftesës për këtë format, duke u shndërruar një ndër banoret më me mbështetje në garë.
E teksa emrat e më lartpërmendura janë konfirmuar tashmë si banorë, ka disa të tjerë që kanë zgjedhur t’i thojnë jo kësaj ftese. Ndër ta ka qenë Teuta Krasniqi, aktore e njohur në Kosovë dhe njëherëzi ish-bashkëshortja e Bleros, Shpat Kasapi, Duda Balaj, Meriton Mjekiqi.