image Zbulohen detaje nga telefonata e Macronit me Putinin, tensione për fajtorin e krizës në Ukrainë

Botë

Zbulohen detaje nga telefonata e Macronit me Putinin, tensione për fajtorin e krizës në Ukrainë

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin i tha presidentit francez Emmanuel Macron se trupat ruse do të largohen nga Bjellorusia pas përfundimit të stërvitjeve të saj ushtarake, raporton Reuters, duke cituar një zyrtar francez.

Vendet perëndimore pa dyshim do t’i kushtojnë pak vlerë kësaj garancie, duke pasur parasysh se trupat ruse pritej të largoheshin sot.

Reuters raporton gjithashtu se të dy liderët nuk janë pajtuar në bisedën e tyre telefonike sot se kush është përgjegjës për tensionet në Ukrainën lindore, duke cituar një këshilltar presidencial francez. Macron fajësoi separatistët rusë, ndërsa Putini Ukrainën, tha zyrtari francez.

Putin dhe Macron u dakorduan që të përpiqen të sigurojnë armëpushim në Ukrainën lindore dhe ta organizojnë një samitin urgjent, shkruan The Guardian.

Të dy udhëheqësit folën në telefon për 105 minuta dhe rezultati, i konfirmuar gjerësisht nga Kremlini, sugjeron se Rusia mund të jetë e gatshme të tërhiqet nga pragu i një pushtimi të plotë të Ukrainës për të lejuar rinovimin e diskutimeve diplomatike.

/GazetaSinjali/