image Zbulohen dëshmi tronditëse për vrasjen e një tjetër personi për çështje racizmi

Botë

Zbulohen dëshmi tronditëse për vrasjen e një tjetër personi për çështje racizmi

news image

Teksa vijojnë protestat kundër racizmit në SHBA pas vrasjes së George Floyd, një tjetër afro-amerikan i identifikuar si Manuel Ellis ka humbur jetën për shkak të nxitjeve raciste.

Ngjarja e cila mësohet të ketë ndodhur 3 muaj më parë, është bërë publike pas dëshmive të dëshmitarëve okularë si dhe një video që tregon qartë momentin kur një polic po e mbyste Ellis.

Një dëshmitare ka rrëfyer momentin kur Ellis po bënte një bisedë miqësore me dy oficerë policie të bardhë kur njëri prej tyre e rrëzoi në tokë pasi e përplasi me derën e makinës.

Sipas dëshmitares Sara McDowell, ngjarja tronditëse ndodhi më 3 mars në Tacoma, Washington. Ajo ndodhej pas makinës së policisë dhe filmoi skenën duke bërtitur: “Boll e goditët, o Zot, ndaloni!”. Manuel vdiq duke bërtitur vazhdimisht “Nuk marr dot frymë”.

Vdekja e tij është një tjetër arsye që mund t’i shtojë protestat brutale në SHBA. /Gazeta Sinjali/