27 sarkofagë që u varrosën 2.500 vjet më parë dhe janë zbuluar nga arkeologët në Egjipt. Besohet të jetë gjetja më e madhe e këtij lloji.
Arkeologët që punonin në nekropolin antik Saqqara pranë Kajros zbuluan koleksionin e pabesueshëm.
Fillimisht vetëm 13 sarkofagë u gjetën në fillim të këtij muaji, por përpjekjet e mëtejshme kanë zbuluar edhe 14 të tjerë, raporton BBC.
Në një deklaratë të Shtunën, Ministria e Antikitetit e Egjiptit tha: “Studimet fillestare tregojnë se këto arkivole janë mbyllur plotësisht dhe nuk janë hapur që kur u varrosën”, shkruan DailyMail.
Zbulimi besohet të jetë më i madhi në llojin e tij ndonjëherë dhe deklarata e ministrisë tha se ata shpresonin të zbulonin “më shumë sekrete”.
Krahas sarkofagëve prej druri, statuja dhe objekte më të vogla u zbuluan gjithashtu nga ekipi arkeologjik.
Megjithëse ishte zbuluar më herët, ministria vonoi njoftimin e lajmit derisa Ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani të mund të vizitonte vetë vendin e gërmimit për të inspektuar sarkofagët. /Gazeta Sinjali/