image Zbulimi i FBI: Zyrtarët sauditë ndihmojnë të arratisurit të ikin nga SHBA

Botë

Konflikti/ Zbulimi i FBI: Zyrtarët sauditë ndihmojnë të arratisurit të ikin nga SHBA

news image

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara besojnë se qeveria e Arabisë Saudite “pothuajse qartazi” i ndihmon shtetasit e saj të shpëtojnë nga drejtësia duke ikur nga vendi pasi të akuzohen për vepra të rënda, shkroi gazeta “Oregonian”.

Gazeta tha se ka arritur deri te një dokument i deklasifikuar i FBI-së, ku thuhet se ndihma e Rijadit për të dyshuarit është “minim i procesit gjyqësor të SHBA-së”.

Zbulimet më të fundit që u shfaqen kanë shkaktuar tensione midis SHBA-së dhe aleatit të saj të Gjirit të pasur me hidrokarbure, në vazhdën e të shtënave fatale të një oficeri saudit ndaj tre amerikanëve në një bazë detare në Florida muajin e kaluar.

Gazeta e ka përmendur një buletin inteligjence të FBI-së në gusht të publikuar të premten, ku thuhej se SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të ndaluar Rijadin nga ndihma që ua ofron keqbërësve sauditë për t’u larguar jashtë vendit.

Dokumenti thotë se Rijadi ndihmon shtetasit e saj të ikin për të shmangur turpin, por nuk tregon se çfarë ndihme jep dhe as numrin e personave që kanë ikur.

Një hetim i bërë nga gazeta “Oregonian” vitin e kaluar zbuloi disa raste të sauditëve që studionin në kolegje amerikane që përballeshin me vrasje, përdhunime dhe akuza të tjera serioze, të cilët më pas u zhdukën, duke shkaktuar dyshime për një ndihmë të Arabisë Saudite.

Në disa raste, të dyshuarit arritën të dilnin nga SHBA edhe pasi që pasaportat e tyre iu dorëzuan autoriteteve.

Abulrahman Sameer Noorah, një student i dyshuar në Portland Community College, u zhduk disa javë përpara gjyqit të tij në vitin 2017 për vrasjen e Fallon Smart, 15 vjeç, ndërsa më vonë u rishfaq në Arabinë Saudite, tha gazeta.