image Zbatimi i marrëveshjes për targat/ Stoltenberg takon sot Lajçakun

Siguri

Zbatimi i marrëveshjes për targat/ Stoltenberg takon sot Lajçakun

news image

Dje është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për targat, pas nëntë ditëve me barrikada e njësi speciale në veri të vendit. E pas arritjes së kësaj marrëveshje, sot do të takohen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu. Ajo ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen mes të dyja palëve teksa ka shtuar se KFOR-i do të luajë rol kyç në zbatimin e saj.

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO do të luajë rol kyç për të siguruar zbatimin efektiv të marrëveshjes, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999 që mandaton KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se NATO vazhdon ta mbështesë dialogun Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas marrëveshjes së arritur dje, forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës do të largohen nga pika 1 dhe 31 bashkë me barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë. /GazetaSinjali/