image Zbardhet shkaku i krimit në Vaun e Dejës, 50-vjeçari vrau ish-gruan për kujdestarinë e vajzës

Shqipëri

Zbardhet shkaku i krimit në Vaun e Dejës, 50-vjeçari vrau ish-gruan për kujdestarinë e vajzës

news image

Një tjetër grua është ekzekutuar me armë zjarri nga dora e ish- burrit të saj! 50-vjeçari Niko Hila, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 40-vjeçaren Xhuliana Topalli. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë (të paralizuar) pas ndarjes.

Në momentin e ekzekutimit, çifti ka qenë vetëm në shtëpi, babai dhe 4-vjeçarja nuk janë bërë dëshmitarë e kësaj ngjarje të rëndë.

40-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plumbave të marra, e ndërsa pas krimit makabër që kreu, Hila ka tentuar që të vrasë edhe veten. Ai është nisur drejt shtëpisë së tij, rreth 1 km nga vendi i krimit dhe ka qëlluar veten në pjesën e fytit.

Nga sa mësohet ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ku fillimisht është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal në Shkodër e më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

50-vjeçari ka qenë emigrant në Greqi.

/GazetaSinjali/