Talenti i Romës, Nicolo Zaniolo pësoi një lëndim në ndeshjen e djeshme ndaj Holandës. Ai u detyrua të largohej në minutën e 41-të, kurse u zëvendësua nga Moise Kean.
Kurse sot, Sky Sport raporton se shkalla e lëndimit e Zaniolos është më e rëndë sesa pretendohej fillimisht, transmeton Sinjali Sportiv.
Ylli i Romës do të mungojë deri në shkurt të vitit tjetër, kurse nesër pritet t’i nënshtrohet operacionit.
Ky është lëndimi i dytë për të brenda tetë muajve. /Sinjali Sportiv/