Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili do të bëhet pjesë e medias, shkruan Gazeta Sinjali.
Mësohet se Zanfina ka nisur punë në një radio në Prishtinë, por nuk dihen detaje të tjera.
Ajo ka qenë e ftuar para disa dite në emisionin e motrës, Adelinës, ku pranoi se është larguar krejtësisht nga muzika.
Zanfina Ismaili ka 3 vite që nuk është aktive në muzikë dhe kënga e fundit që ka publikuar është “S’je ai mo”.