image Zanfina e kujton nënën e ndjerë në përvjetorin e lindjes

Foto/ Zanfina e kujton nënën e ndjerë në përvjetorin e lindjes

news image

Janë bërë tashmë më shumë se tri vite që kur Mona Ismaili, menaxherja e parë femër shqiptare në estradë, u nda nga jeta.

Në një datë si kjo, Mona festonte ditëlindjen, dhe do të kishte mbushur 61 vjet po të festonte sot pranë vajzave të saj.

Për fat të keq, largimi i saj nga kjo botë i la vetëm në kujtime motrat Adelina e Zanfina Ismaili, dy këngëtaret e njohura të skenës.

Data 1 shtator nuk kishte se si të mos i kthente në kujtime tri motrat Ismaili, të cilat shfrytëzuan rrjetet sociale për t’i bërë një kujtim nënës së tyre të ndjerë.

Ka qenë Zanfina, ajo e cila ka publikuar në InstaStory një fotografi të realizuar bashkë me Monën në fëmijërinë e saj.

“Urime ditëlindja mami, kohë të lumtura, fëmijëri”, ka shkruar Zanfina në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që e njëjta në gusht të vitit 2016 i kishte dedikuar një këngë mamasë së saj, të titulluar “M”, e që është iniciali i parë i Monës.