Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka folur për akuzat e Speciales ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Ai në emisionin Prime Time në Kanal10 tha se pret dështimin e Gjykatës Speciales, pasi siç pohon, ka filluar mbrapsht.
“Forma e arrestimit është tendencë për t’i përulur luftëtarët. Nëse do të ftoheshin me telefon, ata do të shkonin”, tha ai.
Ndryshe, Salih Mustafa është paraqitur të hënën para Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai ka vendosur të mos deklarohet rreth akuzave për krime lufte që rëndojnë ndaj tij.
Mustafa është personi i parë ndaj të cilit është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara për Kosovën. /Gazeta Sinjali/