image Zafir Berisha: Dy web-faqe të qeverisë janë hakuar nga hakerët serb brenda dy-tre minutave

Kosovë

Zafir Berisha: Dy web-faqe të qeverisë janë hakuar nga hakerët serb brenda dy-tre minutave

news image

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha ka thënë se dy web-faqe të Qeverisë së Kosovës kanë qenë cak i hakerëve serbë për dy deri tre minuta, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Berishës, web-faqja e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave dhe një web-faqe për lejet e bizneseve janë hakuar. Ai shtoi se nga këto web-faqe nuk është arritur të merret ndonjë e dhënë.

“Ishte një tendencë që ka ndodhur një sulm në disa faqe nga Serbia dhe shumë shpejtë personat përgjegjës kanë marrë masa dhe e kanë evituar këtë ndërhyrje. Ka pasur një ndërhyrje dy tre minutëshe në dy faqe të Qeverisë. Në faqen AME dhe një faqe ku jepen lejet për biznese. Organet e ndjekjes janë duke u marrë me këtë rast”, tha Berisha në T7./Gazeta Sinjali/