Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha nuk do të udhëtojë në Hagë për t’u intervistuar nga hetuesit e Dhomave të Specializuara.
Intervista e tij ishte paraparë për ditën e sotme, por që i Berisha përmes një shkrimit në Facebook, ka thënë se nuk mund të udhëtojë për shkak se nuk i është dhënë viza.
Ai ka thënë se po pret nga Prokuroria e Gjykatës Speciale që t’i caktohet një ditë tjetër.
“Unë nesër (e hënë), kam pasur të udhëtoj, por vizën ma kanë lëshuar për pasnesër. Tash pres që të ma caktojnë një ditë tjetër. Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë”, ka thënë Berisha./Gazeta Sinjali/