image Zafir Berisha akuzon rëndë LVV-në: Po ua shpërlani trurin militantëve

Politikë

Zafir Berisha akuzon rëndë LVV-në: Po ua shpërlani trurin militantëve

news image

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator nacional për Sigurinë Kibernetike, Zafir Berisha, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për propagandë të modelit të bashkëpunëtorit më të afërt të Hitlerit, Joseph Goebbels, për të linquar rivalët politikë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, ky subjekt politik përpiqet t’ua “shpërlajë” trurin militantëve të kësaj partie, me qëllim që të manipulojë me ta dhe t’i përdorë në “ambiciet djallëzore të sektit të tyre”.

“’Shpërlarja e trurit’ është dukuri të cilës as shkenca për momentin nuk është duke i dhënë përgjigje, prandaj dezinfektimi i kësaj dukurie është shumë jetike për shoqërinë kosovare”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Por, sipas tij, Vetëvendosje po paraqitet sikur nuk di asgjë për këtë propagandë të saj, e cila, thotë ai, po përkrahet edhe nga agjentura serbo-ruse./Gazeta Sinjali/