image Zaev: “Open Balkan” rruga drejt integrimit, ta lëmë pas të shkuarën tonë të trazuar

Rajon

Zaev: “Open Balkan” rruga drejt integrimit, ta lëmë pas të shkuarën tonë të trazuar

news image

Në fjalën e tij, në takimin “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka theksuar se kjo iniciativë është mënyra e duhur për integrimin në BE. Në mesazhin e tij, ai tha se vendet nuk duhet të mbeten më peng e të shkuarës së trazuar në Ballkan.

Në prani të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, Zaev pohoi se kjo do të ishte pjesëmarrja e tij e fundit e drejtpërdrejtë, për shkak të zhvillimeve në qeverinë maqedonase.

“Është vërtet nder dhe kënaqësi që jemi sot, faleminderit që na ke mirëpritur Edi, në çdo takim na bie të flasim për gjëra të reja, iniciativa të reja. Më lejoni të shpreh kënaqësinë në lidhje me hapat e fundit që janë marrë, urime ekipeve tona që kanë punuar shumë gjatë muajve të fundit. Ne kemi suksese dhe rezultate për të treguar. Nuk është e lehtë në BE por as në Ballkan por ne kemi hapa të dukshëm për të treguar dhe kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit në këtë mision të rëndësishëm që po e vëmë në zbatim”.

“Që në fillim të iniciativës  ne kemi theksuar iniciativën e  Ballkanit të hapur që është proces autentik Maqedoni Shqipëri Serbi por i hapur për të gjitha vendet e rajonit, ne kemi treguar se një vullnet i fortë politik mund të shndërrohet në një funksionim të shpejtë të të gjitha vendeve. Këto kapacitete i kemi treguar te vendet e BE“.

Tutje ai ka deklaruar se “Ky proces mund të ndalohet në Bruksel, por evropianizimi jo. Evropianizimi dhe vlerat tona evropiane s’kanë arsye pse të presin, Ballkani i hapur për mua ka pasur një vlerë të shtuar kjo është miqësia që kemi krijuar ne të 3, prandaj dua tu çoj një mesazh të gjithëve: të ruani dhe zhvilloni këtë iniciativë,  Ballkanin e Hapur. Kemi pasur përçarje zënka dhe mosbesim në të shkuarën por Ballkani i hapur është rruga për të ecur para, instrumenti se si do ta lëmë të shkuarën për të shkuar drejt një të ardhmeje të përbashkët në Be, është në të mirën e qytetarëve tanë. Me këto marrëveshje do  të kemi suksese. Ballkani i Hapur është rruga për të ecur para, rruga e duhur për BE, është instrument që ta lëmë të shkuarën tonë të trazuar, në të shkuarën dhe të ecim para drejt BE”.

Zaev pati edhe një mesazh për të gjithë ata që do të vijnë më pas në pozicionet e drejtuese të vendeve të “Open Balkan” duke thënë se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët, shkruan abcnews.

“Për të lidhur të rinjtë e vendeve tona në fushën e sportit studimeve bashkëpunimit, turizmit, është turizmi që mund të na bëjë të kemi një ofertë më të mirë për pjesën tjetër të botës, por edhe për vreshtarinë, për të pasur një panair këtu të Ballkanit perëndimor për të tërhequr të gjitha kantinat e mëdha të Ballkanit Perëndimor, të përdorim buxhetin e të tri vendeve tona për të përkrahur iniciativa të përbashkëta. Dua të përmend që me mua kemi edhe kryeministrin e ardhshëm, kemi edhe zv.ministra, mbështetës të kësaj iniciative.  Kjo iniciativë besoj se do të vijohet edhe në të ardhmen dhe do të njihet nga të gjithë. Jam mirënjohës që shumë vende të be e kanë njohur këtë nismë, ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më fortë”, shtoi Zaev./GazetaSinjali/