COVID-19

Të infektuar

94

Të sheruar

2

Të vdekur

1

Rajoni/ Zaev nuk e sheh koronavirusin arsye për anulimin e zgjedhjeve

news image

Lideri i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, nuk sheh arsye për anulimin e zgjedhjeve. Ai thotë se zgjedhjet duhet të mbahen, pasi sipas tij nuk do të ishte mirë të anuloheshin, kur të gjitha institucionet janë të gatshme.

“Unë personalisht nuk shoh në asnjë mënyrë, asnjë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve. Ky është qëllimi të cilin dëshirojmë ta arrijmë dhe nuk është mirë që zgjedhjet të anulohen, ato duhet të mbahen. Të gjitha resurset shtetërore janë të gatshme, të ekipuara dhe parlamenti është shpërndarë, tashmë është përgatitur e gjithë ajo që është procedurë paraprake dhe ka përfunduar”, tha Zaev.

Koronavirusi sipas Zaevit mund të ndikojë në fushatën zgjedhore, por jo në procesin zgjedhor.

“Tani mbase koronavirusi do të na vendosë në pozitë të bëjmë fushatë më ndryshe, gjithsesi mediumet elektronike dhe mundësitë e internetit janë në dispozicion, video strimet dhe të tjera mund t’i vendosim dhe besoj se do të prekim tek qytetarët. Me rëndësi është qytetarët ta dinë se për kë do të votojnë, të dinë se kë do ta zgjedhin dhe se si do ta zgjedhin. Është e rëndësishme t’i promovojmë të gjithë individët tanë dhe deputetët, programet, vizionet dhe detajet rreth të gjithë kësaj pune që të mund të dalin, pasi është e rëndësishme të dalin. Suksesi i zgjedhjeve nuk është e njëjtë nëse do të jetë me 45 për qind apo me 75 për qind. Kështu që besojmë se maksimalisht do t’i motivojmë të dalin qytetarët pasi me daljen e qytetarëve gjithsesi e plotësojmë edhe obligimin qytetar”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin