image Zaev: Miqësia jonë me Serbinë është në rritje

Rajon

Zaev: Miqësia jonë me Serbinë është në rritje

news image

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa ditë pas takimit me krerët e shteteve fqinje, e ka cilësuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq si mik të mirë të tij.

Zaev ka thënë se bashkë me Vuçiq dhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, janë duke punuar për gjetjen e një zgjidhjeje Kosovë-Serbi.

Zaev në një intervistë për Tanjug është shprehur se për Shkupin çdo marrëveshje Kosovë-Serbi është e pranueshme dhe se sheh zgjidhje për këtë çështje.

Ai ka thënë se miqësia e Maqedonisë së Veriut me Serbinë është duke u rritur, ndërsa ka shprehur shpresën që entuziazmi i bashkëpunimit mes tyre dhe Shqipërinë do të jetë prezent në Evropën Juglindore dhe Ballkan.

/Gazeta Sinjali/