Ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me Tik Tok-un në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kjo është koha e përkryer për të filluar një konkurrencë me këtë rrjet social.
Të hënën, YouTube ka njoftuar zyrtarisht tiparin e tij të ri YouTube Shorts, i cili duket dhe tingëllon shumë si aplikacioni viral i videos TikTok, shkruan Mashable.
Sipas YouTube, Shorts është një “mënyrë e re për të shprehur veten në 15 sekonda ose më pak”. Përdoruesit mund ta përdorin atë për të krijuar dhe shikuar video në formë të shkurtër menjëherë në platformën YouTube.
YouTube Shorts do të sigurojë një numër mjetesh për të lejuar krijuesit të bëjnë video në telefonat e tyre celularë.
Ju mund të vini re një seksion të ri në faqen tuaj në YouTube të quajtur Shorts.
Ashtu si me TikTok, ju do të jeni në gjendje të rrëshqitni lehtë lart ose poshtë për të kaluar në videon tjetër.
Fjala e YouTube Shorts së pari u zbulua në prill. Në njoftimin zyrtar të YouTube, kompania tha se së pari do të hapë YouTube Shorts në Indi. Kjo ka kuptim të përsosur kur mendoni se TikTok ishte ndaluar në atë vend në fund të qershorit. /Gazeta Sinjali/