image "YouTube" gjobitet me miliona dollarë për shkak se përdori fëmijët

Teknologji/ “YouTube” gjobitet me miliona dollarë për shkak se përdori fëmijët

news image

Website i njohur YouTube, është gjobitur me 170 milionë dollarë nga rregullatori amerikan pasi preku privatësinë e fëmijëve.

“Google” që ka në pronësi platformën YouTube, ka pranuar që të paguajë gjobën në një marrëveshje me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC).

Programi i njohur në të gjithë botën për video është akuzuar se ka marrë të dhënat e fëmijëve nën moshën 13 vjeç, pa të drejtën e prindërve.

FTC tha që të dhënat u përdorën për të marrë vëmendjen e fëmijëve për reklama, gjë që bie në kundërshtim me Aktin e Mbrojtjes së Intimitetit të Fëmijëve në vitin 1998.

“Nuk ka asnjë justifikim për shkeljet e ligjit në YouTube,” tha kryetari i FTC, Joe Simons.

Ai shtoi se “Google” kishte refuzuar të pranonte se një pjesë e shërbimit të saj kryesor në “YouTube” u drejtoheshin fëmijëve.