COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Teknologji/ “YouTube” do t’i bllokojë përmbajtjet e rreme në lidhje me zgjedhjet në SHBA

news image

Kompania “YouTube” ka deklaruar se do heqë videot që lidhen me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që janë “të manipuluara” për të mashtruar votuesit.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të frenuar dezinformimin në internet.

“YouTube”, një kompani në pronësi të firmës “Google”, tha se duke ndërmarrë këto masa po përpiqet të bëhet një “burim më i besueshëm” lajmesh dhe të nxisë një “debat të shëndetshëm politik”.

Leslie Miller, nënpresidente e “YouTube” për çështjet e qeverisjes dhe politikës publike, tha në një postim në blog se standardet e YouTube ndalojnë “përmbajtjen e manipuluar teknikisht në një mënyrë që mashtron përdoruesit … dhe mund të përbëjë një rrezik apo dëm serioz.”

Praktika e re ndalon gjithashtu përmbajtjen që synon të mashtrojë njerëzit në lidhje me votimin ose proceset e regjistrimit.

Masat e reja vijnë në klimën e shqetësimit në rritje për të ashtuquajturat video “deepfake” të ndryshuara duke përdorur inteligjencën artificiale, e cila mund të krijojë ngjarje me pamje të besueshme, por edhe falsifikime “të cekëta” që përdorin teknika të thjeshta për të mashtruar shikuesit./voa


Shpërndaje artikullin