image Ymeri: Vendimi i Nagavcit për kompensim të orëve i njëanshëm, nuk u konsultua me ne

Arsim

Ymeri: Vendimi i Nagavcit për kompensim të orëve i njëanshëm, nuk u konsultua me ne

news image

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është treguar sërish e prerë rreth mos kompensimit të ditëve të humbura gjatë grevës e cila ka zgjatur pesë javë.

Nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri një një bisedë me Gazetën Sinjali duke folur rreth paralajmërimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për kompensim të orëve mësimore, thotë se ministrja nuk është konsultuar me sindikatën për rishikim të Kalendarit shkollor.

“Ministrja Nagavci ka pas thënë edhe më 31 gusht se më 1 shtator do të nis mësimi por nuk pat nis mësimi. Ajo duhet ta respektoj kontratën kolektive ku shkruan se për çdo ndryshim të kalendarit shkollor duhet të konsultohen me SBASHK-un. Asnjë konsultim nuk e ka bërë me neve por sikurse ajo tenton të krijoj situata konfliktuoze”, u shpreh Ymeri.

Madje, ai e quan veprim “të njëanshëm” vendimin e Nagavcit për kompensim të orëve të humbura.

E me këtë veprim, Ymeri thotë se po tentohet të ndizen konflikte.

“Nagavci ka tentime të ndezjes të konflikteve të reja”, u shpreh Ymeri.

Theksojmë se Nagavci ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, MASHTI do të publikojë Kalendarin e rishikuar shkollor për 22 ditët mësimore të humbura.

“Sot publikojmë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve. Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, ka shkruar Nagavci.

/GazetaSinjali/