image MASHTI sot publikon kalendarin për kompensimin e orëve të humbura

Arsim

MASHTI sot publikon kalendarin për kompensimin e orëve të humbura

news image

Mbi 300 mijë nxënës i janë kthyer bankave shkollore me një muaj vonesë. Kjo si pasojë e grevës pesë javëshe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Që nga fillimi i vitit shkollor e deri më 3 tetor janë humbur 22 ditë mësimi, kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Përmes një postimi në Facebook, Nagaci tha se orët e humbura do të kompenzohen dhe gjatë ditës do të publikohet Kalendari i rishikuar për vitin shkollor 2022/2023.

“Sot publikojmë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve. Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, tha ministrja Nagavci.

Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se janë kundër kompensimit të orëve të humbura.

/GazetaSinjali/