image Ymeri sërish i reagon Bislimit: Krekosja jote e arroganca e qeverisë nuk janë zgjidhje

Kosovë

Konflikt/ Ymeri sërish i reagon Bislimit: Krekosja jote e arroganca e qeverisë nuk janë zgjidhje

news image

Ish-kryetari i LVV-së, tani nënkryetar i PSD-së, Visar Ymeri, ka reaguar sërish ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi.

Sipas tij, ministri Bislimi është plotësisht fajtor që nuk po përqendrojnë fare në mundësitë e konceptimit të një modeli të tillë ekonomik që do t’i vendoste institucionet publike në funksion të zhvillimit e të mirëqenies e barazisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Manipulimi ka të bëjë pikërisht me këtë këndvështrim të ngushtë teknik që po e aplikon në ‘sqarimin’ tënd. Për vete këtu e kam problemin – ti e sheh ekonominë vetëm teknikisht, sikur shkencë numrash. Unë e shoh atë si aktivitet shoqëror. Për të qenë korrekt VETËVENDOSJE! e ka parë kështu ekonominë prej se flet për ekonomi. Ndërsa tash ti në emër të VV flet për ekonominë përmes numrave të ngurtë e abstrakt. Me rëndësi është që numrat të dalin mirë pakçka që realiteti ekonomik e shoqëror është shumë më keq se sa që po ke vullnet ta pranosh. Kjo qasje është devijim flagrant politik. Fatkeqësisht në këtë rast jo i një njeriu (siç më akuzon ti mua), e i cili, edhe kur është e vërtetë, nuk paraqet ndonjë problem të madh për vendin, por i një partie të tërë dhe atë në pushtet e që është problem i madh për vendin”, ka shkruar Ymeri në reagimin e tij në Facebook.

Më tej, Ymeri ka shtuar se problemet ekonomike të vend nuk janë shkak i ministrit Bislimi apo të Qeverisë Kurti , por se krekosja e tij e arroganca e qeverisë në asnjë mënyrë nuk është zgjidhje për këto probleme./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/visar.ymeri.5/posts/10157174044348456