image Ymeri i SBASHK-ut: Kemi shpresë pas deklarimit të presidentes

Kosovë

Ymeri i SBASHK-ut: Kemi shpresë pas deklarimit të presidentes

news image

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë që ata e kanë njëfarë shkëndijë të shpresës pas deklaratës së presidentes Vjosa Osmani që palët e përfshira duhet ulur për të dialoguar, duke iu referuar qeverisë dhe SBASHK-ut.

“Ftesë zyrtare Këshillit Grevist kryeministri nuk i ka bërë. Sipas informatave që i kam, kryeministri ditën e djeshme është takuar me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por nuk ka ndonjë rezultat të atyre takimeve, nuk ka ndonjë zgjedhje të propozuar”, ka thënë Ymeri

“Ka deklarime nga qeveritarët që nuk ka mjete buxhetore dhe sindikatat nuk e dinë sa është shuma e tyre, ka deklarime të deputetëve që thonë se sindikatat nuk e dinë sa është shuma e tyre, ne jemi shumë të sigurt që e dimë se për realizimin e kërkesës sonë duke e përfshirë muajin gusht për të gjithë të punësuarit në sistemin që marrin paga nga buxheti i Kosovës, duke e përfshirë edhe sektorin shëndetësor, që ata përafërsisht 12 mijë i marrin nga 60 euro i marrin shtesë, duhen diku 38 milionë”, tha ai në Klan Kosova.

“38 milionë e 400 mijë. 36 milionë duam pa shëndetësi dhe dy milionë e 400 mijë duam për shëndetësi sepse shtesat për shëndetësi duhen vetëm 40 euro. Ne kërkesën e kemi për të gjithë, jo vetëm për SBASHK-un, për administratë, por për të gjithë, duke e përfshirë edhe policinë”.

/GazetaSinjali/