Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Yllka Kuqi, përveç muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon fotografi nga përditshmëria.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar dy imazhe, të cilat i ka shoqëruar me një mbishkrim thumbues, transmeton Sinjali.
“Nuk u mësova kurrë me përdor fotoshopin, me falni a”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive, ku duket se po thumbon disa nga koleget.
Yllka në këto imazhe shfaqet tejet elegante, e veshur me një fustan të kreatores, Fjolla Nila.
Kujtojmë që këngëtarja është duke shijuar suksesin e këngë së fundit “Po sillna” që e ka publikuar në muajin korrik./Sinjali/