Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, pas shumë vitesh martesë ka konfirmuar se është shtatzënë, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë lajm këngëtarja, 35-vjeçare ka vendosur ta bëj publike në ditën e të dashuruarve përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi së bashku me bashkëshortin e saj, Astrit Pallaskën, me mbishkrimin “Dashni”, duke konfirmuar pritjen e fëmijës së tyre. /Gazeta Sinjali/