Dy këngëtarë të mirënjohur shqiptar Yllka Kuqi dhe Yll Limani, së shpejti do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë.
Kënga do të jetë e zhanrit baladë për tekstin e të cilës është përkujdesur vetë Ylli, ndërsa kompozitor është Florent Bonshjaku, transmeton Gazeta Sinjali.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Yllka Kuqi përmes një video-mesazhi të publikuar në profilin e saj në Instagram.
Artistët nuk kanë treguar se si titullohet kënga, por që për publikun do të lansohet më 20 tetor./Gazeta Sinjali/