image Yllka Kuqi bëhet nënë për herë të parë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Yllka Kuqi bëhet nënë për herë të parë

news image

Këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi pas tetë vitesh martesë është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Luiza.

Lajmin e kanë konfirmuar në një intervistë gjyshërit e vogëlushes, Zeqë e Arbënesha Kuqi. Gjyshi duke folur për mbesën, tha se ardhja e saj në jetë është pjesa më e lumtur e jetës së tij.

Kujtojmë se Yllka shtatëzaninë e saj për një kohë e ka mbajtur të fshehur. Pas një periudhe relativisht të gjatë heshtjeje, këngëtarja nga Gjakova vendosi që pikërisht në ditën e Shën Valentinit ta konfirmojë që është në pritjen e ëmbël përmes një fotografie të veçantë e artistike me bashkëshortin e saj, Astrit Pallaskën.

Dashni ❤️❤️❤️

Posted by Yllka Kuqi on Friday, February 14, 2020

Yllka përndryshe nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në skenën muzikore dhe arsyeja duket të jetë fokusimi në jetën e saj private./GazetaSinjali/