image Ylli i Salzburgut e bëri të shkojë zhagas, reagon Van Dijk

Futboll

CHL/ Ylli i Salzburgut e bëri të shkojë zhagas, reagon Van Dijk

news image

Virgil Van Dijk ka reaguar së fundmi ndaj kritikëve të Liverpoolit, pas ndeshjes kundër Salzburg.

Liverpool arriti që të fitonte mbrëmë në kuadër të Ligës së Kampionëve, por fakti se pranuan tri gola bëri që të ketë shumë kritika drejt tyre.

Këtyre kritikave u ka reaguar Van Dijk, i cili ka thënë se skuadra nuk mund të luajë gjithmonë në mënyrën perfekte.

“As që po shoh anën negative. Ne e dimë se mund të bëjmë më mirë, por ne jemi njerëz dhe duke qenë kështu, nuk mund të luajmë gjithmonë lojën perfekte” ka thënë holandezi.

“Kemi marrë tri pikët dhe kjo është një nga gjërat kryesore” ka thënë tutje qendërmbrojtësi.

Liverpooli do të rikthehet në aksion gjatë së shtunës, kur do të luajnë si nikoqirë të Leicester Cityt.