Manchester City dhe Liverpool u ndanë me rezultat të barabartë në derbin e xhiros së 31-të.
Golashënuesit për Man Cityn ishin Kevin De Bruyne e Gabriel Jesus, gjersa për Liverpool shënuan Diogo Jota e Sadio Mane, shkruan Sinjali Sport.
Ylli i NBA-së, Joel Embiid duket se e ka përcjellur këtë ndeshje, dhe ka diskutuar rreth VAR-it.
Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se VAR-i duhet të jetë gjëja më e keqe ndonjëherë.
“VAR-i duhet të jetë gjëja më e keqe ndonjëherë… thjesht lërini gjyqtarët të marrin vendime dhe të jetojnë me rezultatet”, ka shkruar ai.
Ky reagim mund të vijë pasi goli i Raheem Sterling u anulua pas rishikimit me VAR.