image Ylli i Juventusit del pozitiv me koronavirus edhe në testin e dytë

Futboll

Sport/ Ylli i Juventusit del pozitiv me koronavirus edhe në testin e dytë

news image

Blaise Matuidi duhet të mbetet në izolim edhe për 14 ditë të tjera.

Këtë e ka raportuar gruaja e tij, Isabelle, në llogarinë e saj në Instagram.

Mesfushori francez i Juventusit doli pozitiv në COVID-19 në testin e bërë më 17 mars.

Pasi kaloi dy javë në karantinë, Matuidi ka bërë edhe testin e dytë, dhe sërish ka rezultuar pozitiv, gjë e cila vërteton se ai duhet të mbetet i izoluar edhe për dy javë tjera.

Matudi është në mesin e tre lojtarëve të Juventus që janë prekur me koronavirusin, përfshirë Ruganin dhe Dybalan.