image Matuidi thotë se do të fitojnë ndaj Shqipërisë

Futboll

Sport/ Matuidi thotë se do të fitojnë ndaj Shqipërisë

news image

Mesfushori i skuadrës së Juventusit, Blaise Matuidi, pritet të jetë një nga liderët në mesfushën e Francës në dy sfidat e ardhshme ndaj Shqipërisë dhe Andorrës.

Kjo pasi që lojëtarët: Paul Pogba dhe N’Golo Kante mungojnë shkaku i lëndimeve.

Matuidi nuk e diskuton fitoren ndaj Shqipërisë në ndeshjen e së shtunës.

“Franca ka një skuadër mjaft të mirë dhe futbollistët që janë këtu japin shumë besim që mund të bëjmë diçka të madhe. Qëllimi ynë është të fitojmë dy ndeshjet që kemi para publikut tonë. Kur veshim fanellën e Francës, duhet të fitojmë çdo ndeshje”, citohet të ketë thënë mesfushori.

Ndërsa, mungesën e Mbappes e konsideroi të rëndësishme sepse sipas tij është futbollist i jashtëzakonshëm.