image Ylli i basketbollit amerikan rikthehet nga lëndimi

Basketboll

Ylli i basketbollit amerikan rikthehet nga lëndimi

news image

James Harden rikthehet nga dëmtimi, duke qenë i gatshëm për skuadrën e tij Brooklyn Nets, transmeton Sinjali Sport.

Basketbollisti amerikan Harden është rikthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave për 2 muaj, njofton Shams Charania.

Gazetari i mediumit amerikan “The Athletic” njoftoi se Hardeni është duke e planifikuar rikthimin e tij sot në ndeshjen ndaj San Antonio Spurs.

Rikthimi ish basketbollistit të Houstonit dhe Oklahomas, do jetë në moment vendimtar, pak para fillimit të “Play-offit”.

Skuadra  e Brooklyn Nets ka siguruar “Play-offin”, duke u renditur e dyta në Konferencën Lindore me 45 fitore dhe 24 humbje.

Nets sonte pas mesnate presin San Antonio Spurs me fillim nga ora 02:00. /Gazeta Sinjali Sporti/