image Ylli francez bën postimin interesant në lidhje me anulimin e golit të Bennacer

Futboll

Ylli francez bën postimin interesant në lidhje me anulimin e golit të Bennacer

news image

Vëllai i Theo Hernandez, Lucas duket se nuk ka qenë aspak i kënaqur me golin e anuluar të Ismael Bennacer mbrëmë dhe postoi një storie në Instagram, të cilën e hoqi më vonë.

Goli i Bennacer në minutën e 66 u anulua për pozicion jashtë loje pas një kontrolli VAR. Interi ishte 2-0 në avantazh, por Milani do të ishte kualifikuar në finale me një barazim 2-2 pasi rregulli i golave si mysafirë qëndron ende në Serie A për një sezon të kaluar.

Vetëm goli i Bennacer nuk do të mjaftonte, por do t’u jepte shpresë kuqezinjve në pjesën e fundit të lojës. Stefano Pioli dhe tifozët e Milanit kritikuan arbitrin pas fishkëllimës së fundit.

Vëllai i Theo Hernandez, Lucas, mbrojtësi i Bayern Munichut, u ankua në mediat sociale për vendimin e arbitrit, por ai e fshiu foton pak më vonë. Reprezentuesi francez kishte shkruar ‘skandaloze’ në frëngjisht, duke shtuar pika të zeza dhe të kuqe dhe emoji për të qeshur.

/GazetaSinjaliSport/