Xhuli dhe Vedati kanë pasur debate të forta mes tyre, teksa fjala “Komandant Dubai”, nxiti shumë përplasje.
“Prime” i kaluar nuk sqaroi asgjë mes tyre.
Ani pse ajo ka kërkuar me ngulm që ai t’i kërkojë falje, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Sot Xhuli sërish ka folur për këtë.
Sipas saj termi “komandant Dubai” është tejet ofenduese, pasi sipas saj koncepti dihet.
“Komandant Dubai e dijmë që i bie komandant eskorti, domethënë para që fitohen me prostitucion”, tha Xhuli.
Ajo ka thënë se njerëzit janë të ndryshëm dhe disa nuk kërkojnë falje.