Xhiroja e 22-të në Superligën e Kosovës nis sot me një ndeshje interesante në Mitrovicë, shkruan Sinjali Sport.
Në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça 89’ është nikoqire e FC Prishtinës, ku skuadra mitrovicase lufton për mbijetesë. Ndeshja fillon në orën 13:00.
Trepça 89’ zhvillon këtë ndeshje pas fitores 0:1 ndaj Llapit si vendase, ndërsa FC Prishtina pas fitores 2:0 ndaj Dritës./Gazeta Sinjali Sport/