image Xherdan Shaqiri refuzon transferimin te skuadra e Bundesligës

Futboll

Xherdan Shaqiri refuzon transferimin te skuadra e Bundesligës

news image

Xherdan Shaqiri kishte mundësinë që të rikthehej në Bundesligë gjatë këtij afati kalimtar.

Mirëpo, futbollisti e refuzoi këtë mundësi për të qëndruar te Liverpooli, transmeton Sinjali Sport.

Sipas “4-4-2”, Shaqiri kishte ofertë nga skuadra e Herthas por e refuzoi këtë pasi që po e dëshiron qëndrimin te Liverpooli.

Po ashtu, futbollistit kosovar së fundmi i është dhënë më shumë hapësirë te skuadra angleze dhe po ka mundësi të tregojë veten e tij.

Xherdan Shaqiri është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2018, pasi ishte larguar nga Stoke City.

/Sporti në Sinjali/