image Xherdan Shaqiri reagon pas eliminimit nga EURO: Ishim shumë afër

Futboll

Xherdan Shaqiri reagon pas eliminimit nga EURO: Ishim shumë afër

news image

Kombëtarja e Zvicrës u eliminua nga Spanja në Kampionatin Evropian, shkruan Sinjali Sport.

Stuhia e kuqe e mposht me anë të penaltive helvetët, derisa në kohën e rregull rezultati ishte 1-1.

Për Zvicren realizoi golin futbollisti me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri.

Ky ishte goli i tretë i Xherdanit në këtë kompeticion.

Shaqiri pas ndeshjes reagoi në “Facebook” duke thënë se ishin shumë afër synimit të tyre.

“Ne ishim shumë afër, momente krenarie për të gjithë anëtaret e këtij ekipi, faleminderit vëllezërit e mi për këto emocione të jashtëzakonshme gjatë EURO-s” tha sulmuesi.

“Falënderim i madh edhe për fans në shtëpi dhe në gjithë botën për mbështetje e madhe” përfundoi Xherdani. /Gazeta Sinjali Sporti/