image Xherdan Shaqiri me rol të ri në ndeshjen e së premtes kundër Spanjës

Futboll

Xherdan Shaqiri me rol të ri në ndeshjen e së premtes kundër Spanjës

news image

Xherdan Shaqiri ka deklaruar se është shumë i lumtur pasi u zgjodh si kapiten i Zvicrës në mungesë të Granit Xhakës i cili është i pezulluar për ndeshjen kundër Spanjës për shkak të kartonëve të verdhë.

Lojtari i Liverpoolit ka bërë paraqitje shumë të mira për ekipin kombëtar zviceran, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në Kampionatin Evropian deri më tani për t’i ndihmuar ata të arrijnë çerekfinalen e tyre të parë që nga Kupa e Botës 1954.

“Jam kaq krenar që mund ta drejtoj ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme, por do të përgatitem normalisht, siç bëj para çdo ndeshje.Unë nuk do të ndryshoj asgjë‘, u tha Shaqiri gazetarëve.

“Unë kurrë nuk ndryshoj edhe nëse e kam në krah shiritin e kapitenit sepse jam i lumtur dhe gjithmonë i njëjti me shiritin e kapitenit ose pa të.”

“Unë jam shumë krenar që drejtoj ekipin nesër në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe gjithashtu do të përpiqem të tregoj aftësitë dhe cilësitë e mia në fushë për të ndihmuar ekipin”, tha në fund ai. /Gazeta Sinjali Sporti/