image Xherdan Shaqiri flet për të ardhmen e tij te skuadra e Liverpoolit

Futboll

Sport/ Xherdan Shaqiri flet për të ardhmen e tij te skuadra e Liverpoolit

news image

Futbollisti i njohur shqiptar Xherdan Shaqiri, ka thënë se ndjehet i lumtur te skuadra e Liverpoolit dhe se nuk mendon të largohet.

Këtë Shaqiri e ka thënë për mediat angleze, transmeton Gazeta Sinjali.

Jam shumë i lumtur këtu. Kam një kontratë të gjatë dhe jam i përqendruar vetëm te Liverpooli”, citohet të ketë thënë ai.

Më tutje, Shaqiri ka thënë se Liverpooli është një skuadër shumë e veçantë për të dhe se dëshiron të arrij suksese të tjera me të.

Pse do të dëshiroja të largohem nga Liverpooli? Ky është një ekip special dhe ka shumë për të arritur këtu”.

Kujtojmë se javën e kaluar, Shaqiri u kthye pas një muaji nga lëndimi dhe shënoi në mesjavë në ndeshjen ndaj Evertonit./Gazeta Sinjali/