Xherdan Shaqiri ka plane të mëdha jetësore në Zvicër.
Futbollisti i Liverpoolit ka blerë tokë në Zvicër, në Rheinfeld.
Siç shkruan ‘Blick’, lojtari kosovar ka blerë një parcelë 1000 metra katrorë. Aty ai po planifikon ndërtimin e një shtëpie super-luksoze.
Shaqiri po planifikon ta rrënojë shtëpinë e vjetër dhe në këtë pjesë të ndërtojë një shtëpi të madhe, me pishinë të notit dhe një kopsht me madhësi prej njëmbëdhjetë metra katorë.
Një banor i kësaj lagje shprehet shumë i lumtur kur merr lajmin se ylli i Kombëtares së Zvicrës shumë shpejt do të bëhet banor i kësaj lagjeje.
“Do të isha tejet i lumtur nëse ai vjen këtu”, ka thënë Roger Erding./Gazeta Sinjali Sporti/