Këgëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, gjithmonë është në qendër të vëmendjes për jetën e saj private dhe profesionale.
Së fundi këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ku u vu në siklet nga pyetjet duke mos i shpëtuar edhe pyetjeve private.
E pyetur nga gazetarja se çfarë mendon në lidhje me atë se vajzat gjithmonë janë të ngarkuara në mbajtjen e familjes, Xhensila tha se kjo nis nga nëna se si i edukon fëmijët, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë do e rris vajzën me parimin që t’i të drejtat e saj ashtu sikurse edhe detyrat e saj. Ajka duhet të rritet e pavarur, ta shijoj jetën e saj dhe të ketë më shumë të drejta se sa detyrime”, tha ndër të tjera Myrtezaj.
Tutje, këngëtarja e përlotur ka lexuar një letër kushtuar vajzës së saj, teksa ka emocionuar të gjithë.
“Për nektarin e jetës sime, bija ime. Mbrëmë e kisha të pamundur të flija e mezi prisja të hapja sytë e ëmbël. E ndjeja akoma aromën dhe faqet e tua të ngrohta kur të sollën tek unë. Më ngrohe shpirtin si askush më parë. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës sime, lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin dhe kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshmëri ndjen ai për ne. Lutem për ty sa hap sytë dhe gjumi më zë duke falenderuar Zotin për mrekullinë që më solli në jetë. Nuk të dhuruam ne jetën, ti na dhe botën. Ne të dyja kemi qëndruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, ndërsa tani që po të dalin dhëmbet kemi ekploruar botën bashkë. Po e shoh botën vetëm nga sytë e tu dhe e di se sa gjëra të mira po shohin sytë e mi tani. Ne presim dhe shumë vite për të mësuar nga njëra-tjetra, shoqja,- motra e bija ime ne ia dolëm duke më ndryshuar botën. Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë kur t’i të kalosh përmes ujëvarave mami do të jetë gjithmonë me ty. Në fillim ishim vetëm unë dhe babi, ndërsa tani kemi gjithçka, Ajka ëndrra jonë e bërë realitet”, ka thënë Myrtezaj me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj.
Ndërsa, për dhuratën më të çmuar e dhuruar nga bashkëshorti i saj, Xhensila tha se ishte Ajka ajo që i kishte dhuruar Besi për gjithë jetën. /Gazeta Sijnali/.