Një burrë në Fushë Kosovë ka sulmuar mbesën e tij gjatë ditës së djeshme, duke i shkaktuar lëndime trupore shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima pasi u sulmua nga xhaxhai i saj, është intervistuar në praninë e Qendrës për Punë Sociale (QPS), dhe më vendim të prokurorit është dërguar në një strehimor të Prishtinës.
Sipas këtyre burimeve nuk dihen motivet që e kanë shkaktuar ngjarjen që dyshohet se ndodhi rreth orës 11:00. /GazetaSinjali/