image Xhamitë në Kosovë pritet të hapen në fazën e dytë të lehtësimit të masave

Kosovë

Sociale/ Xhamitë në Kosovë pritet të hapen në fazën e dytë të lehtësimit të masave

news image

Edhe pse jemi në majin e shenjtë të Ramazanit, xhamitë në Kosovë po vazhdojnë të jenë të mbyllura, si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë Covid-19.

Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka thënë se në bashkëkoordinim me institucionet shëndetësore do të vendosin për hapjen e tyre në fazën e dytë të lehtësimit të masave, fazë kjo e cila fillon nga 18 maji.

Ai po ashtu ka thënë se edhe namazin e Bajramit shpresojnë ta falin në xhami.

“Vazhdojmë t’i kemi xhamitë tona të mbyllura. I kemi disa paralajmërime që në fazën e dytë të fillon të shtohen lëvizjet. Dhe presim në fazën e dytë që prej 18 marsit të na mundësohet të kthehemi në xhamitë tona. Presim që edhe Bajramin ta falim në xhami. Por kjo varet edhe prej gjendjes së pandemisë. Po kemi presion për faljen e xhamive nga xhemati”, tha sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu për televizionin publik.

Megjithatë, Ahmeti ka thënë se nuk do të nguten që në asnjë mënyrë të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve./GazetaSinjali/