image Rusia bombardon xhaminë ku strehoheshin 80 civilë në Mariupol

Botë

Rusia bombardon xhaminë ku strehoheshin 80 civilë në Mariupol

news image

Një xhami në qytetin port juglindor të Ukrainës, Mariupol, ku ishin strehuar 80 civilë, është bombarduar nga forcat ruse, tha ministria e jashtme e Ukrainës.

Xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana (Hurrem Sulltan) në Mariupol u granatua nga pushtuesit rusë. Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë fshehur atje nga bombardimet, duke përfshirë qytetarë të Turqisë”, shkroi ministria në llogarinë e saj në Twitter.

Rusia fajëson Ukrainën se ka dështuar në përpjekjet për evakuim.

Ende nuk ka informacion nëse është vrarë apo plagosur dikush brenda xhamisë.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë vazhdimisht raportimet për shenjëstrim të civilëve.

/GazetaSinjali/