Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Austri ku do të marrë pjesë në “European Forum Alpbach”.
Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama shfaqet me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“Me shqipet në malet e Europës”, shkruan kryeministri. Pas prezantimit me ta, Rama u kërkon të rinjve që të këndojnë së bashku këngën patriotike të shqiptarëve, “xhamadani vija vija”.